Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITotali i investimeve në ekonomi u rrit me 7.1%

Totali i investimeve në ekonomi u rrit me 7.1%

Investimet totale iu rikthyen normave pozitive të rritjes në tremujorin e tretë të vitit 2022, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, totali i investimeve në ekonomi u rrit me 7.1 %, ndikuar kryesisht nga investimet private. Të dhënat nga importi i mallrave si dhe nga Vlera e Shtuar Bruto sipas sektorëve tregojnë për rritje të investimeve private në dy kategoritë kryesore, ndërtim dhe makineri e pajisje. Gjendja financiare mbi mesataren historike, shfrytëzimi më i lartë i kapaciteteve prodhuese, përshtatja në kohë me situatën e çmimeve të rritura, si dhe kërkesa e qëndrueshme konsumatore, janë faktorë që kanë nxitur bizneset për të investuar në tremujorin e tretë. Nga ana tjetër, komponenti publik i investimeve ka vijuar të japë kontribut të qëndrueshëm. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments