Totali i arkëtimeve në sistemin energjetik ka shënuar një rritje rekord gjatë 2022-shit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi rezultatet e Furnizuesit të Shërbimit Universal. Sipas MIE-s, krahasuar me një vit më parë arkëtimet janë rritur nga 71.2% në 82.6% ose 16.7% më shumë. Treguesi i arkëtimeve ka ardhur në rritje të qëndrueshme. Kështu nga 38.6% që shënonte ky tregues në vitin 2013, në vitin 2018 arkëtimet u rritën në 64.6%, për të arritur në shifrën 82.6% në vitin 2022. “Ndërgjegjësimi i abonentëve për pagesën e shërbimit të furnizimit solli në 2022 rezultatin rekord të arritur ndonjëherë, plot 800 milionë USD arkëtime”, njoftoi MIE. Sipas MIE-s, këto shifra janë dëshmi e ndryshimit të mentalitetit se “energjia elektrike” është “mall/shërbim” që duhet ta paguajmë për të mirën e të gjithëve. ATSH
OSHEE, arkëtimet në nivel rekord 800 milionë USD
RELATED ARTICLES