Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti në një takim delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut, të kryesuar nga Kryetari i Grupit, Lee Yangsoo, anëtarë të Parlamentit dhe ambasadorin e Koresë. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve. Demo e njohu delegacionin e Koresë së Jugut me resurset e qytetit, ku prezantoi potencialet e Beratit si sit i trashëgimisë kulturore në UNESCO dhe si destinacion tërheqës për turizmin aziatik dhe koreano-jugor, i cili ka pësuar rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit. Qyteti i një mbi një dritareve vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve. Në qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit. ATSH