Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILigji i basteve: Vetëm online

Ligji i basteve: Vetëm online

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se, ligji për bastet po rishikohet. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj theksoi se, “bastet do të zhvillohen vetëm online dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të këtë asnjë pikë fizike të hapur”. “Çështja e basteve është diskutuar gjerësisht. Jemi duke punuar për rishikimin e ligjit të basteve online. Është e rëndësishme për ta theksuar se nuk do të ketë asnjë pikë të basteve të hapur në territor. Ashtu siç ndodh në gjithë botën, këto baste do të zhvillohen online. Aktualisht njerëzit do të luajnë online në portale të ndryshme, nuk është një fakt që nuk ndodh. Por ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë ligj dhe për ta mbrojtur nga keqdashësit”, tha Ibrahimaj. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments