Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPas Korçës, gazifikimi edhe në qytete të tjera

Pas Korçës, gazifikimi edhe në qytete të tjera

Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot se, “Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka miratuar planin kombëtar për energjinë dhe klimën duke adoptuar të gjitha targetet e vendosura nga Bashkimi Europian”. Në një deklaratë të përbashkët me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski, i cili ndodhet në Tiranë për të prezantuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese progresin vjetor të implementimit të traktatit për 2022 për Shqipërinë, Balluku tha se, “Shqipëria ka pasur një progres të ndjeshëm gjatë vitit 2022 përsa i përket zhvillimit të diversifikimit të burimeve të rinovueshme përmes ankandeve dhe kjo është theksuar si një arritje në këtë progres-raport, duke veçuar Shqipërinë si një nga vendet e rajonit, palë të traktatit”. Gjithashtu, shtoi Balluku, “Shqipëria ka qenë vendi i parë që ka miratuar Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën duke adoptuar të gjithë targetet e vendosura nga Bashkimi Europian, të cilat për t’u implementuar kërkojnë padyshim punë dhe impenjim dhe ne gjatë takimit të sotëm e kemi siguruar Sekretariatin dhe drejtorin e tij që Shqipëria do të vazhdoj në rrugën e mbarë në të cilën ka prej kohësh që ecën”. Balluku e siguroi Lorkowskin që, “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të vijojë të jetë e angazhuar plotësisht për përmbushjen e të gjitha kushteve të vendosura nga Sekretariati i Energjisë që janë në dobi, jo vetëm të zhvillimit të të gjithë rajonit, por sigurisht edhe të vendit tonë”. “Përfitova nga rasti që ta përditësoja drejtorin me të gjitha zhvillimet e fundit që kemi pasur gjatë një viti shumë të vështirë siç ka qenë vitit 2022, por që nga ana tjetër për Shqipërinë ka rezultuar një vit i rëndësishëm në zhvillimet energjetike duke qenë se programet e efiçencës së energjisë kanë qenë ato që janë aktivizuar dhe që janë përqafuar jo vetëm nga strukturat shtetërore, por edhe nga qytetarët duke rezultuar si një çelës i mirëfilltë suksesi”, u shpreh Balluku. Gjithashtu, shtoi zv/kryeministrja, “kemi diskutuar për uljen e humbjeve teknike pavarësisht se jemi përballur me një periudhë të vështirë duke nisur nga koha e pandemisë dhe pastaj me krizën energjetike dhe të gjithë paketën i që ka sjellë impakti i agresionit rus në Ukrainë, ne sërish kemi bërë progres duke i ulur këto humbje me 1% gjatë vitit të kaluar dhe jemi angazhuar që përmes një programi të rëndësishëm që ne kemi nisur nga OSHEE-ja, do të vazhdojmë gjatë vitit 2023 që të kemi rezultate akoma më të mira përsa i përket uljes së humbjeve”. Gjithashtu, Balluku tha se, “e kam informuar për projektin e gazifikimit të Korçës, si një projekt i parë që ne do të pilotojmë për ta përhapur më pas edhe në vende të tjera, sigurisht bazuar në suksesin e këtij projekti. Kemi diskutuar edhe për zhvillimet e tjera që kanë të bëjnë me kuadrin ligjor dhe atë rregullator siç është ai i amendimit të ligjit të burimeve të rinovueshme, i cili u miratua në qeveri në muajin e shkuar dhe që do të shqyrtohet në Kuvend në vijim që jo vetëm transpozon direktivën europiane, por adreson edhe shumë çështje apo boshllëqe të cilat i kanë ngritur edhe shoqata e biznesit që ne kemi qenë gjithmonë në diskutim të hapur me ta dhe që Ministria do të vazhdoj të jetë e angazhuar në një dialog të vazhdueshëm”. Balluku nënvizoi se në takim u diskutua edhe mbi prioritetet e Shqipërisë në kuadër të Presidencës të Komunitetit të Energjisë, të cilën tha ajo, “ne do të mbajmë përgjatë vitit 2023. Diskutuam për axhendën që do të kemi gjatë këtij viti, ku do të zhvillohen këto takime dhe kush do të jenë temat kryesore përsa i përket këtyre takimeve që do të zhvillohen këtu në Shqipëri”. “Shqipëria është në palët e para kontraktuese të Komunitetit të Energjisë që ka mbështetur objektivat e vendosura nga Këshilli Ministror i Komuniteti të Energjisë për energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë dhe duke mbajtur Presidencën gjatë këtij viti ne do na duhet që patjetër të udhëheqim përmes shembullit ashtu siç kemi bërë edhe gjatë vitit 2022 kur i kemi kërkuar qytetarëve tanë që të ulin konsumin, por duke dhënë shembullin tonë të mirë dhe duke nisur nga të gjitha ndërtesat shtetërore”, tha Balluku. Gjithashtu, vijoi Balluku, “theks kryesor gjatë vitit 2023 do të këtë zhvillimi i infrastrukturës energjetike dhe ndërlidhjes rajonale që është një nga kushtet më të rëndësishme për zhvillimin e kësaj infrastrukture me qëllim forcimin e sigurisë energjetike që tashmë është kthyer në një nga nevojat kryesore për të gjithë kontinentin tonë, përshpejtimin e tranzicionit energjetik përmes lehtësimit të procedurave licencuese për zhvillimin e energjive të rinovueshme që Shqipëria prej kohësh e bën, por sigurisht këtu duhet të përfshihet të gjitha palët e tjera të traktatit, si dhe qasjes rajonale ndaj kuotimit të karbonit me qëllim sigurimin e të gjithë këtij procesi përsa i përket vendeve të Bashkimit Europian”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments