Eksperienca e Cristiano Ronaldos në ligën arabe nuk nisi në mënyrën më të mirë. Pas ndeshjes miqësore kundër PSG-së së Messit, në të cilën CR7 arriti të shënojë, sulmuesi nuk ishte më në gjendje të godiste objektivin. Deri më tani, dy ndeshje dhe asnjë gol. Ronaldo është ende në pritje të golit të tij të parë me klubin e ri: në dy paraqitjet e tij të para, talenti portugez nuk shënoi. Por përtej kësaj, skuadra e tij u eliminua nga Superkupa e Arabisë Saudite me formacionin e Al-Ittihad. Dita u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për sulmuesin luzitan i cili u tall nga tifozët kundërshtarë në stadiumin ndërkombëtar King Fahd. Nga tribuna nisi një kor i pagabueshëm: “Messi, Messi, Messi” Duke e njohur Ronaldon, ai nuk e mori aspak mirë. RTSH