Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMITurizmi, drejtim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për Korçën

Turizmi, drejtim i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik për Korçën

Oferta turistike e Korçës tashmë do të përfshijë të gjitha bashkitë e qarkut me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve kryesisht të huaj si dhe shtimin e ditëve të qëndrimit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e pranishme në takimin e organizuar nga bashkia Korçë, me aktorët e sektorit të turistik u shpreh se, “sot turizmi konsiderohet një nga drejtimet më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qarkut Korçë”. Në këtë takim ku merrnin pjesë edhe kryetarët e bashkive të qarkut, drejtues të qarkut dhe prefekturës, u diskutua rreth promovimit ndërkombëtar të Korçës si rajon. “Hartimi i paketave rajonale turistike, rritja e numrit të turistëve të huaj, si dhe shtimi i ditëve të qëndrimit dhe ofertës turistike për vizitorët, janë disa nga pikat që zënë vend në promovimin ndërkombëtar të Korçës”, tha Kumbaro. Ajo solli në vëmendje se, sot në çdo rrugicë të Korçës hapen bujtina të vogla fantastike, krijohen punë për ata që i kanë, punë për ata që shkojnë për të shërbyer në ato bujtina. E ndërkohë, vijoi ministrja, hapen dyer për të pritur vizitorë, turistë, që gjenerojnë të ardhura për ekonominë, duke vënë në shfrytëzim një motor të jashtëzakonshëm siç është turizmi. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments