Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE të mos ndërpresë ndihmën për Afganistanin

BE të mos ndërpresë ndihmën për Afganistanin

Zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed ka paralajmëruar vendet anëtare të BE-së kundër shkurtimit të ndihmave humanitare për Afganistanin, pavarësisht nga shtypja e talebanëve ndaj të drejtave të grave. ”Qeveritë duhej t’u shpjegonin taksapaguesve pse ata vazhduan t’i jepnin para’ një vendi që diskriminonte gratë në këtë masë”, u tha Mohammed gazetarëve në Bruksel. ”E vërteta fatkeqe, megjithatë, ishte se gratë dhe fëmijët në Afganistan do të kishin vdekur pa ndihmë nga jashtë”, shtoi ajo. Duke theksuar nevojën për ndihmë humanitare, Mohammed theksoi se ”Afganistani kishte temperatura deri në minus 30 gradë Celsius dhe disa njerëz nuk kishin mjaftueshëm për të ngrënë”. ”Qëllimi i komunitetit ndërkombëtar duhet të jetë të bëjë presion ndaj militantëve talebanë”, tha ajo. Që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021, Afganistani është i vetmi vend që privon gratë nga arsimimi. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments