Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë vijon të mbetet një prej atraksioneve kulturore dhe historike më të vizituara në kryeqytet. Në 2022 ky muze mirëpriti 55,306 vizitorë. Shifrat e vizitorëve janë bërë të ditura në një postim në rrjetet sociale të Muzeut Historik Kombëtar. Muzeu bën të ditur se, “gjatë 2022 numri i vizitorëve ishte 55,306, ose 230% më shumë vizitorë në total në krahasim me vitin 2021, ku numri i tyre ishte 16,757. Në krahasim me vitin 2020 është 893% më shumë vizitorë, ku numri i tyre ishte 5,571”. Gjatë këtij viti në muze janë organizuar edhe veprimtari përkujtimore për historinë e vendit, si dhe konferenca të mirëfillta shkencore. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së Bronzit (2100-1200 para Krishtit), si dhe objekte të epokës së Hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e ilirëve. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on