Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, AICS, lançuan projektin më të ri “Rural Albania”, nismë për Mbështetjen dhe Promovimin e Prodhimeve Tradicionale Bujqësore dhe për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Zonave Rurale Shqiptare. Në takimin e organizuar me këtë rast në Pukë, morën pjesë përfaqësues nga bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz, përfaqësues nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Shkodër(AREB), përfaqësues nga grupet e grave Qelëz, Iballë dhe Gjegjan, nga sektori i turizmit, dhe përfaqësues nga Drejtoria Bujqësore, Pukë. “Rural Albania” synon të mbështesë dhe promovojë prodhimet tradicionale bujqësore për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale shqiptare. Projekti ka si objektiv rritjen e produktivitetit të fermave familjare që operojnë në zinxhirë vlerash me potencial te lartë në zonat malore të pafavorizuara të Shqipërisë së Veriut. Projekti fokusohet në zonat malore fqinjë dhe homogjene të Shqipërisë Verilindore dhe zinxhirët e kufizuar të prodhimit, duke synuar të maksimizojë ndikimin socio-ekonomik në komunitetet e synuara. Kjo nismë e qeverisë shqiptare do të mbështesë veprimin e aktorëve publike dhe private të përfshirë në zhvillimin e territoreve të fokusuara: shoqatat bujqësore, agjencitë rajonale të Ekstensionit Bujqësor, sipërmarrësit e vegjël, fermat familjare dhe bashkitë. ATSH
“Rural Albania”, mbështetje prodhimeve tradicionale bujqësore
RELATED ARTICLES