Në kuadër të Projektit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe zgjidhjet për Objektivat e Zhvillimit Të Qendrueshëm (SDG)”, eskpertë të huaj nga PNUD, vizituan ambientet e disa prej sipërmarrjeve më frymëzuese shqiptare në sektorin e agropërpunimit në qytetet Korçë, Lushnjë, Vlorë dhe Shkodër. Sipërmarrësit e bizneseve dhe bashkëpunëtorët e tyre ndanë historitë e tyre, që nga themelimi e deri më sot, dhe folën për investimet e kryera në kuadër të një zhvillimi të qëndrueshëm, të cilat me kalimin e kohës i bën kompanitë e tyre të rriten ekonomikisht, duke qenë njëkohësisht të qëndrueshme. Disa nga shembujt përfshijnë vendosjen dhe shtimin e paneleve diellore në fabrikat e tyre, punën drejt përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe lëndëve të para, si dhe rritjen e kritereve të qëndrueshmërisë së paketimit dhe transportit të tyre. Përvojat e tyre janë mbledhur dhe do të jenë pjesë e rasteve kryesore studimore në Udhërrëfyesin 2030 për Qëndrueshmërinë e Kompanive Shqiptare. Projekti “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe zgjidhjet për SDG-të” financohet nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga agjencitë UNDP, FAO, ILO dhe UNIDO. ATSH