Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBankat shtrënguan kriteret e kreditimit për individët dhe bizneset

Bankat shtrënguan kriteret e kreditimit për individët dhe bizneset

Bankat shtrënguan kriteret e kreditimit për individët dhe bizneset në tremujorin e katërt të vitit 2022. Sipas Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues, kryer nga Banka e Shqipërisë, kriteret u shtrënguan për dhënien e kredisë për blerje banesash dhe atë konsumatore. Shtrëngimi i standardeve të huadhënies bëri që shkalla e miratimit të kredive për individët të ulet në tremujorin e katërt 2022. Raporti më i lartë i kredive të refuzuara në këtë tremujor u nxit nga perceptimi i bankave mbi nivelin e të ardhurave të disponueshme, nga faktorët e lidhur me historikun e kreditit të individëve dhe nga faktorët që reflektojnë politikat e kreditimit të bankave. Nga ana tjetër, edhe kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e ulët në tremujorin e fundit 2022, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për ato konsumatore. Kjo tregon se, rritja e normave të interesit ka filluar tashmë të ndikojë edhe kërkesën për kredi bankare. Sipas BSH-së, faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset lidheshin kryesisht me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave Edhe shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e ulët në tremujorin e katërt. Në tremujorin e parë të vitit 2023, standardet e kreditimit priten të jenë të shtrënguara për biznesin e vogël e të mesëm, ndërkohë që të mbeten thuajse të pandryshuara për biznesin e madh. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments