Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIShqipëria, bilanc tregtar pozitiv me Italinë në 2022-shin

Shqipëria, bilanc tregtar pozitiv me Italinë në 2022-shin

Për herë të parë Shqipëria shënoi bilanc pozitiv tregtar me Italinë gjatë vitit 2022, pasi eksportet tejkaluan importet në vlerë, duke shënuar rritje me 35.1% edhe përkundrejt 2021-shit. Referuar raportit të INSTAT-it mbi tregtinë e jashtme, eksportet në vlerë drejt Italisë llogariten 210.435 milionë lekë ndërsa importet llogariten 205.878 milionë lekë. Të dhënat tregojnë se eksportet shqiptare drejt Italisë u udhëhoqën nga tekstilet dhe këpucët, materialet e ndërtimit dhe metalet dhe mineralet, lëndët djegëse e energjia elektrike. Gjatë vitit 2022 janë eksportuar drejt Italisë tekstile dhe këpucë në vlerën 105.204 milionë lekë nga 88.207 milionë lekë që ishin në 2021. Po ashtu, u eksportuan 33.231 milionë lekë material ndërtimi dhe metale nga 22.899 milionë lekë që u eksportuan në vitin paraardhës. Ndërsa grupi “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” shënoi rritje me rreth 15.414 milionë lekë, duke arritur 18.155 milionë lekë nga vetëm 2.741 milionë lekë. Eksportet e grupit “ushqime, pije dhe duhan” rezultojnë pothuajse në të njëjtat nivele të një viti më parë. Sipas raportit, gjatë 2022-shit u eksportuan 11.438 milionë lekë produkte ushqimore pije dhe duhan, ndërsa në 2021-shin u eksportuan 11.407 milionë lekë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments