Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMbështetje me grant e startup-ve

Mbështetje me grant e startup-ve

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh sot se, mbështetja me grante për startup-et, ka nxitur të rinjtë në krijimin dhe lançimin në treg të lojërave ndërvepruese. “Projekti “Gaming Industry” është një startup i ndërmarrë nga Eri Kokalari, iniciativë që i përket fushës së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Zhvillimit të Platformave të Lojërave Ndërvepruese (Gaming Development)”, tha Bilali. Sipas saj, falë mbështetjes me grant të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ky startup ka në thelb të tij krijimin dhe lançimin në treg të kësaj loje ndërvepruese. “Përveç pjesës së argëtimit, ajo ka si funksion edhe aspektin edukues dhe promovues për historinë, traditën dhe kulturën shqiptare”, tha Bilali. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments