Më 11 janar 1946 Shqipëria u shpall Republikë. Pas daljes së vendit nga Lufta e Dytë Botërore në nëntor 1944, Shqipëria ishte ende mbretëri demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme. Kësisoj, për të sjellë ndryshimin e regjimit të qeverisjes, u organizuan zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, në të cilat u zgjodh fitues Fronti Demokratik (ish-Fronti Nacional-Çlirimtar), organizata politike e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Pas mbledhjes së Presidiumit të Kuvendit Popullor, Asambleja Kushtetuese shpalli Shqipërinë Republikë Popullore. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell vendimin e Asamblesë Kryesuese që e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si foto ilustruese të këtij zhvillimi. ATA