Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër raportoi rritje të numrit të turistëve në Kalanë e Rozafës, duke krahasuar shifrat e 2 viteve që lamë pas. Vizitat turistike në Kalanë Rozafa kanë vijuar me ecuri pozitive në periudhën e sezonit turistik por edhe jashtë tij. Është vënë re një turizëm kulturor përgjatë gjithë vitit, duke reflektuar rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj në vitin 2022. Gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2022, janë regjistruar 94.260 vizitorë ose 43,963 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2021, me një rritje prej gati 50%. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. ATA