Rusia ka humbur më shumë se 100 000 ushtarë në luftën e saj kundër Ukrainës, sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase. Sipas një deklarate të ushtrisë ukrainase, 100 400 ushtarë rusë janë “eliminuar”. Kohët e fundit, Rusia ka raportuar rreth 6000 ushtarë të vrarë në radhët e saj. Media e pavarura ruse, ndërkohë, ka identifikuar më shumë se 10 000 ushatarë rusë të vrarë. Zyra presidenciale në Kiev, kohët e fundit, njoftoi mbi 10 000 ushtarë ukrainas të vrarë. Palët ndërluftuese japin informacione të përditësuara për “humbjet” e palës tjetër, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por rrallë për ushtarë të vrarë apo të plagosur në radhët e tyre. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu raportoi në shtator, 5937 ushtarë të vrarë.http://ata.gov.al/2022/12/22/kiev-ushtria-ukrainase-mbi-100-000-ruse-te-eliminuar/