Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIAZHBR: 41 941 fermerë të disbursuar

AZHBR: 41 941 fermerë të disbursuar

Ka arritur në 41.941 numri i fermerëve përfituesve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2022, ndërsa vlera e dhënë në 4.02 miliardë lekë. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se po vijon punën intensivisht për disbursimin e fondeve subvencion për fermerët e kualifikuar përfitues. Përmes kësaj skeme dhe mbështetjes së sektorëve të ndryshëm synohet ulja e kostove për fermerët, me qëllim rritjen e prodhimit dhe zhvillimin e ekonomisë rurale. AZHBR ka mbështetur sektorët e mbarështrimit të bletarisë, tufën bazë, fara/fidanë, ndërtimi i serrave, fermat organike, kultivimi i bimëve mjekësore, automatizimi dhe digjitalizimi i fermës, si dhe mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, rinovimi i infrastrukturës së anijeve të peshkimit dhe ngritja e tregjeve të produkteve bujqësore.https://ata.gov.al/2022/12/10/skema-kombetare-azhbr-41-941-fermere-te-disbursuar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments