Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, duke folur mbi situatën e reshjeve të ditëve të fundit në qytetin e Lezhës, tha se “situata është përmirësuar dhe po mbahen nën kontroll zonat problematike”. Në një intervistë televizive, Ndreu theksoi se, autoritetet vendore kanë marrë masat për përballimin e situatës së krijuar nga moti me reshje intensive, ndërsa shtoi se uji nuk ka krijuar problematika në brendësi të qytetit pasi sipas tij janë prekur nga uji vetëm një pjesë e vogël e zonës në periferi. Ai theksoi se bashkia e Lezhës ka menaxhuar mirë situatën, janë hapur 400 kilometra kanale kulluese që sipas tij nuk kanë lënë situatën të agravoi. “Familjet e prekura do identifikohen, nuk kemi raste ekstreme të panikut dhe për të krijuar një situatë sikur ka prezencë uji, nuk është situatë aq e rëndë, kemi hapur kanale kulluese të cilat nuk e kanë lënë situatën të agravoi. Gjithsesi është situatë jo për t’u neglizhuar, nëse sot në Lezhë është përmbytur vetëm një pjesë 7%, nuk ka situatë më të izoluar se kaq”, tha Ndreu.https://ata.gov.al/2022/11/22/ndreu-hapem-400-km-kanale-kulluese-situata-nuk-agravoi/