Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti sot në një takim Michela Matuella, drejtore e deleguar në Ballkanin Perëndimor për Komisionin Evropian dhe Hubert Perr, shefin e Bashkëpunimit të delegacionit të BE-së në Shqipëri. Gjatë takimit Kumbaro bisedoi për dy projekte shumë të rëndësishme që fillojnë në vitin 2023. “Projektet janë ekonomia qarkulluese me fokus menaxhimin e integruar të mbetjeve në qarkun e Gjirokastrës dhe në qarkun e Kukësit, si dhe natyra dhe zonat e mbrojtura”, theksoi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. Sipas ministres Kumbaro, të dy këto projekte janë prioritete për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. “Po ashtu, këto projekte janë prioritet edhe për qeverinë në këtë mandat dhe në përputhje e nën modelin e Bashkimit Evropian”, tha Kumbaro. Projekti për ekonominë qarkulluese me fokus menaxhimin e integruar të mbetjeve në qarkun e Gjirokastrës dhe në qarkun e Kukësit do të fokusohet në studimin e fizibilitetit të kryer po nga fondet e Bashkimit Evropian për menaxhimin e integruar të mbetjeve nga prodhuesi i mbetjeve deri në pikën fundore të trajtimit të mbetjeve të ngurta me një theks të veçantë në ndarjen në burim, riciklimin dhe edukimin mjedisor.https://ata.gov.al/2022/11/15/projekte-per-menaxhimin-e-integruar-te-mbetjeve-ne-gjirokaster-e-kukes/
Projekte për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Gjirokastër e Kukës
RELATED ARTICLES