Në stinën e dimrit kur temperaturat janë më të ulëta, kujdesi ndaj lëkurës është më i lartë. Lëkura ndryshe nga pjesët e tjera të organizmit, është më e ndjeshme ndaj të ftohtit, pasi ka kontaktin e parë me temperaturat e ulëta. Tharja e lëkurës, skuqja dhe acarimi janë problemet e dukshme që ne shohim në lëkurë. Duke qenë se i ftohti në këtë stinë është i pashmangshëm, atëherë ajo që na mbetet është vetëm të kujdesemi dhe të marrim masat e duhura për të përballuar me sukses këtë stinë. E nëse trupit dhe duarve i bëjmë kujdesin e duhur, pasi i mbulojmë duke veshur rroba dhe doreza, fytyra mbetet disi më problematike. Por, sa herë duhet të hidratohet lëkura gjatë dimrit? Dermatologët rekomandojnë që lëkura të trajtohet me kremra zbutës në një sasi të konsiderueshme për të mbajtur një standard mesatar të hidratimit të lëkurës. Hidratimi bëhet pas dushit, pas tharjeve të mira për të mos e lënë lëkurën me lagështi. Tharja më e madhe në fakt është në trup pasi rrobat e shumta që veshim janë shkaku i tharjes dhe një herë në javë një hidratim i lëkurës së trupit është mjaftueshëm. Kremrat për fytyrën meqënëse fytyra është më në kontakt me ndryshimet atmosferike mund të përdoren çdo ditë, gjatë paradites dhe pasdites. Gjithashtu, kremrat e fytyrës mund të përdoren dhe me filtër të ruajtjes nga dielli pra sunscreen.https://ata.gov.al/2020/02/15/kujdesi-per-lekuren-gjate-stines-se-ftohte/
Kujdesi për lëkurën gjatë stinës së ftohtë
RELATED ARTICLES