Wednesday, April 23, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAHistori suksesi shqiptare të rrëfyera në Harvard

Histori suksesi shqiptare të rrëfyera në Harvard

Që prej vitit të ardhshëm, në Universitetin Harvard në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tregohen histori shqiptare suksesi në media, biznes, shkencë dhe shërbim publik. Studenti dhe themeluesi i rrjetit studentor shqiptar në Harvard, Deni Hoxha tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se iniciativa e re ka të bëjë me prezantimin e historive të sukseshme të shqiptarëve në botë, me qëllim edhe motivimin e brezit të ri për mënyrën sesi arrihet suksesi, për punën dhe vullnetin për të kontribuar në shoqëri. “Në dy muajt e fundit, jam përpjekur të filloj një iniciativë të re në Harvard. Quhet Iniciativës Shqiptare për Lidership dhe do të sjellim shqiptarë të suksesshëm dhe interesantë në Universitetin e Harvardit. Kur isha i vogël nuk kishte shumë shembuj famshëm shqiptare megjithatë kombi ynë ka aq shumë talent dhe unë jam i lumtur që filloj ta ndaj atë në Harvard! Ne do të organizojmë seminare dhe bisedime të ndryshme për të ndarë me Harvard-in histori suksesi në biznes, media, shkenca dhe më shumë”, -thotë Deni Hoxha. Ai u shpreh për ATSH-në, se fillimisht si histori të parë do të prezantohet ajo e Mario Dedivanovic, make-up artistit të Kim Kardashian, më pas Emina Cunmulaj, modeles shqiptare me famë botërore e kështu me rradhë figura të tjera të njohur. z.tosku.

Deni Hoxha është i njohur për publikun shqiptar, pasi kur ishte vetëm 17 vjeç themeloi organizatën “Team Albanians”, me qëllim promovimin e vlerave dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në botë.

Në kohën kur Barak Obama ishte në krye të shtëpisë së Bardhë, Deni ishte një nga 4 studentët e përzgjedhur nga gjithë SHBA-ja, i cili foli rreth studimeve në Jordani përpara Departamentit të Shtetit. Po ashtu, studenti shqiptar në SHBA themeloi rrjetin e studenteve shqiptarë në Harvard në 2017.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ