Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEkonomia tkurret me 4% në tremujorin e tretë

Ekonomia tkurret me 4% në tremujorin e tretë

Ekonomia ruse ka vazhduar të tkurret ndjeshëm në tremujorin e tretë te vitit, si rezultat i sanksioneve perëndimore, duke shënuar një rënie të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) me 4% në periudhën korrik-shtator. Tkurrja në terma vjetore u bazua në shifrat paraprake të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave ruse “Rosstat”. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie më të madhe prej 4,7%. Në tremujorin e parë, ekonomia u rrit me 3,5%, ndërsa në tremujorin pasardhës u tkurr me 4%. Sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”, recesioni mund të arrijë kulmin në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm pas një rënie të PBB-së prej më shumë se 8%. Ekonomia nuk pritet të rritet përsëri deri në tremujorin e tretë të 2023.https://ata.gov.al/2022/11/16/rusi-ekonomia-tkurret-me-4-ne-tremujorin-e-trete/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments