Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI60 miliardë lekë më tepër të ardhura në buxhet gjatë 10-mujorit

60 miliardë lekë më tepër të ardhura në buxhet gjatë 10-mujorit

Të ardhurat e mbledhura në buxhet përgjatë 10-mujorit të këtij viti arritën 475 miliardë Lekë ose 101 % të planit të 10-mujorit. Referuar statistikave të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 60.6 miliardë lekë ose 14.6% më shumë. Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 10 – mujore të vitit 2022, arritën në rreth 465 miliardë lekë, me një realizim në masën 90.5% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë ka rezultuar rreth 3.1 % më i lartë ose rreth 14 miliardë lekë më shumë. Niveli i suficitit për periudhën 10 – mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 10 miliardë lekë, nga rreth 42 milionë lekë deficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 36 miliardë lekë.https://ata.gov.al/2022/11/17/mfe-60-miliarde-leke-me-teper-te-ardhura-ne-buxhet-gjate-10-mujorit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments