Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBaerbock: Rusia përgjegjëse për sulmin në Poloni

Baerbock: Rusia përgjegjëse për sulmin në Poloni

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka bërë përgjegjëse Rusinë për sulmin vdekjeprurës me raketa në Poloni. “Këta njerëz nuk do të kishin vdekur nëse nuk do të ishte për këtë luftë brutale ruse”, tha Baerbock pas mbërritjes në konferencën e OKB-së për klimën, në Egjipt. “18 orët e fundit kanë treguar sesa e rëndësishme është që të veprojmë me maturi në këto momente, por mbi të gjitha edhe së bashku si Bashkim Europian, siç thotë NATO”, tha Baerbock. “Përsa kohë që lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar, njerëzit do te kenë nevoje për furnizime me energji elektrike dhe ujë, gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm”, shtoi ajo. Një sulm i dyshuar rus goditi dje fshatin polak Przewodow, rreth 6 kilometra larg kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar vdekjen e dy banorëve.https://ata.gov.al/2022/11/16/sharm-el-sheikh-baerbock-rusia-pergjegjese-per-sulmin-ne-poloni/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments