Ambasadorët e NATO-s zhvilluan sot bisedime për krizën e krijuar, një ditë pasi një raketë vrau dy persona pranë kufirit ukrainas në Poloninë anëtare të aleancës, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden akuzoi Moskën për akte “barbarësh” në Ukrainë. ”Të martën pasdite, dy persona humbën jetën kur një raketë goditi një fermë në fshatin polak Przewodow, rreth gjashtë kilometra nga kufiri me Ukrainën”, sipas Ministrisë së Jashtme polake. ”Është e paqartë se kush e nisi raketën, por ka indikacione se ishte një raketë kundërajrore nga Ukraina”, u tha Biden udhëheqësve botërorë në një samit të G20 në ishullin indonezian të Balit. Biden dyshohet se foli për një raketë të sistemit S-300 gjatë një takimi urgjent në kuadër të samitit të G20-ës. Ai më vonë u tha gazetarëve se dukej “e pamundur” që raketa të ishte lëshuar nga territori rus. Varshava kishte konfirmuar më parë se raketa ishte e prodhimit rus. Si Ukraina ashtu edhe Rusia përdorin raketa të dizajnuara nga sovjetikët, ndërsa Moska vazhdon luftën e saj kundër vendit fqinj. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba bëri thirrje për një përgjigje “të ashpër dhe parimore” ndaj asaj që ndodhi në Poloni në një telefonatë me sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, duke iu referuar “terrorit raketor rus”. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Resnikov ka përsëritur thirrjet për një zonë ndalim- fluturimi mbi Ukrainë. ”Polonia nuk mund ta parandalonte sulmin me raketa”, tha sot Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë polake. “Asnjë ushtri nuk ka një sistem të mbrojtjes ajrore që mbron të gjithë territorin e një vendi”, tha ai në Twitter, duke vënë në dukje se qëllimi ishte më tepër mbrojtja e infrastrukturës kritike. Kryeministri britanik Rishi Sunak fajësoi Rusinë për incidentin. “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme për t’u njohur është arsyeja që Ukraina duhet të përdorë raketa është për të mbrojtur atdheun e saj”, tha Sunak në Bali. “Ajo duhet të mbrojë atdheun e saj kundër një grupi të paligjshëm dhe barbar të sulmeve nga Rusia”, shtoi ai. Të martën, Rusia lëshoi një valë raketash në Kiev duke dëmtuar ndërtesat e banimit dhe duke shkaktuar ndërprerje masive të energjisë, në një nga sulmet e para në shkallë të gjerë në Ukrainë që kur Rusia u tërhoq nga pjesë të Khersonit javën e kaluar. Kievi raportoi më shumë se 90 raketa të lëshuara nga Rusia në objektiva në të gjithë Ukrainën. “Rusia mund dhe duhet ta ndalojë luftën. Ata janë në gjendje ta bëjnë atë. Mund ta ndalojnë nesër nëse duan”, i tha Biden Sunakut, pak para se të fluturonte për në Uashington me ”Air Force One”. Presidenti amerikan kishte kritikuar më parë Moskën për sulmin e së martës. “Në momentin kur bota ishte mbledhur në G20 për të nxitur shpërshkallëzimin, Rusia ka zgjedhur të përshkallëzohet në Ukrainë”, tha Biden.https://ata.gov.al/2022/11/16/koment-nato-ne-bisedime-per-krizen-pas-raketes-qe-goditi-polonine/
NATO në bisedime për krizën e krijuar pas raketës që goditi Poloninë
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on