Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETubacion nënujor nga Gjirokastra në Pulia për zgjidhjen e mungesës së ujit

Tubacion nënujor nga Gjirokastra në Pulia për zgjidhjen e mungesës së ujit

Kriza e ujit në rajonin e Pulias ka bërë që Italia të hedh sytë “për shpëtim” nga Shqipëria. Sipas medias italiane Corriere.it mes dy shteteve ka një projekt që diskutohet prej vitesh për të shtrirë tubacionet e ujit nga Gjirokastra në Pulia. Ideja u hodh duke marrë edhe shkas nga studimet e vjetra të fizibilitetit për të marrë ujë nga një vend i pasur me burime ujore si Shqipëria në një rajon që ka pasur gjithmonë nevojën të mbështetet në infrastrukturë për të marrë furnizime nga rajonet fqinje, Basilicata dhe Campania. Sipas krerëve të Konfindustrisë Bari-Bat projektit do i duheshin 1 miliardë euro dhe 4 vite punë për ndërtimin 85 kilometrave tubacione nënujore nga Gjirokastra deri në brigjet e Pulias. “Këtu, në Pulia, ne kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi Ujësjellësin Pulian, më të madhin në Evropë, stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar buzë detit Adriatik kemi, këtu, përballë Shqipërinë, një vend shumë të pasur me ujë. Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme të ngushta me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit, në mënyrë parandaluese. Ne mund të krijojmë një projekt të madh dhe ambicioz” tha Sergio Fontana, kreu i shoqatës së Konfindustrisë Pulieze. Synimi i projektit është transportimi i 150 milionë metër kub ujë në vit në Pulia me një tubacion nëndetës që do të arrinte 850 metra nën nivelin e detit në pikat më të thella. Javët e fundit presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i shkroi kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur interesin për projektin, ku sipas medias italiane projekti do të sillte zgjidhjen për thatësirën në Pulia dhe në Shqipëri do të hapeshin 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte.https://lajme.rtsh.al/artikull/tubacion-nenujor-nga-gjirokastra-ne-pulia-per-zgjidhjen-e-mungeses-se-ujit-ne-rajonin-italian-projekti-do-kushtoje-1-mld-euro

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments