Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRitëm i lartë punimesh në aksin mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-sheshi “Shqiponja”

Ritëm i lartë punimesh në aksin mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-sheshi “Shqiponja”

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se punimet në segmentin rrugor nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri tek ish-sheshi “Shqiponja” kanë ecur me ritme të shpejta. Sipas ARRSH-së, deri tani ka përfunduar puna për betonimin e pilotave të krahut të djathtë dhe të majtë të mbikalimit, si dhe një pjesë e shtresave asfaltike në rrugën kryesore. Ndërkohë, po punohet për instalimin e linjës së ndriçimit rrugor, si dhe me punimet e gjelbërimit, ndërtimin e trupit të rrugëve dytësore, ndërtimin e trotuarëve, të korsisë së biçikletave, të punimeve të gjelbërimit, si dhe ndriçimit. Nga 29 tetori, kur nisën punimet në këtë segment, lëvizja e mjeteve është devijuar. Në këtë fazë të punimeve, automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe aeroportin, pas daljes nga rrethrrotullimi i mbikalimit të Pallatit me Shigjeta në drejtim të rrugës “Teodor Keko”, devijojnë djathtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës dytësore të Lotit 3 dhe kanë akses në autostradë konkretisht në km 1+744, 200 m para nënkalimit të “O-Zone”. Për automjetet që vijnë nga mbikalimi i Pallatit me Shigjeta në aksin kryesor nuk ka ndryshim lëvizjeje. Kohëzgjatja e punimeve në rrugën kryesore është parashikuar për një periudhë 15-ditore.http://ata.gov.al/2022/11/02/ritem-i-larte-punimesh-ne-aksin-mbikalimi-i-pallatit-me-shigjeta-sheshi-shqiponja/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments