Qeveria gjermane ka rënë dakord për një pagesë të propozuar për konsumatorët e gazit gjatë një takimi të kabinetit. E ashtuquajtura masa e ndihmës emergjente do të mbulojë koston e pagesave të rregullta paraprake të gazit të konsumatorëve për muajin dhjetor. Ndihma e qeverisë është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë për të lehtësuar ndikimin e krizës energjetike në rritje, që rezulton nga përgjigja perëndimore ndaj luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck tha se pavarësisht nga një rënie e fundit e çmimeve të gazit me shumicë, zhvillimet e ardhshme ishin të pasigurta. “Konsumatorët privatë dhe bizneset po vuajnë gjithnjë e më shumë nga këto çmime të larta dhe kanë nevojë urgjente për lehtësim”, tha ai, duke mirëpritur vendimin e qeverisë si një hap i parë i rëndësishëm. “Hapa të mëtejshme do të pasojnë dhe ne po punojmë pa probleme në qeverinë federale për të zbatuar kufijtë e çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike”, tha Habeck. Sipas një dokumenti, masa e ndihmës emergjente të kushtojë rreth 9 miliardë euro (8.89 miliardë dollarë). Propozimi legjislativ tani do të shkojë në konsultime parlamentare, ndërsa të dyja dhomat e parlamentit pritet të miratojnë masën deri më 11 nëntor.http://ata.gov.al/2022/11/02/gjermani-qeveria-miraton-masen-e-ndihmes-emergjente-per-konsumatoret-e-gazit/
Qeveria miraton masën e ndihmës emergjente për konsumatorët e gazit
RELATED ARTICLES