Prefekti i qarkut të Tiranës, Afrim Qëndro zhvilloi një takim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me përfaqësues të bashkive të qarkut Tiranë dhe Shërbimit Zjarrfikës, ku u diskutua rreth situatës së zjarreve dhe emergjencave të tjera që mund të shfaqen gjatë muajve të ardhshëm. Gjatë takimit, Qëndro tha se “sezoni pranverë-verë ishte i menaxhuar shumë mirë falë punës së përbashkët dhe koordinimit si asnjëherë më parë mes të gjitha institucioneve. Do duhet të vijojmë në këtë frymë për të parandaluar rastet e zjarreve që cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve”. Qëndro e konsideroi lajm shumë të mirë që tashmë Tirana ka një stacion të ri modern të Shërbimit Zjarrfikës, ndërkohë sipas tij, mbështetja me rroga më të larta për këta punonjës ka hyrë në një rrugë ta pakthyeshme.http://ata.gov.al/2022/10/31/prefekti-qendro-masa-per-shmangien-e-zjarreve-ne-muajt-e-ardhshem/
Masa për shmangien e zjarreve në muajt e ardhshëm
RELATED ARTICLES