Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINisin aplikimet për ndarjen e plazheve

Nisin aplikimet për ndarjen e plazheve

Duke nisur nga dita e sotme dhe deri më 30 nëntor subjektet mund të aplikojnë në platformën qeveritare “e-Albania” për marrjen e lejes për shfrytëzimin të parcelave të plazhit gjatë sezonit veror. Sipas njoftimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, sistemi do të qëndrojë i hapur deri në fund të muajit dhe nuk do të rihapet për një shans të dytë. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit operatorët duhet të dorëzojnë në e-Albania gjatë aplikimit planin e operimit të ushtrimit të veprimtarisë, foto të strukturës akomoduese e hapësirës së plazhit, si dhe projektin arkitektonik. Pas kualifikimit paraprak subjektet duhet të dorëzojnë gjithashtu edhe planvendosjen për sipërfaqen konkrete të miratuar të stacionit të plazhit, vërtetimin e pagesës së kryer në llogari në bashkisë dhe konfirmimin nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore. Në rast se nuk ka strukturë akomoduese apo interes nga strukturat akomoduese, subjekti duhet të disponojë një strukturë shërbimi me kapacitet mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi pranë strukturës. Në mungesë të strukturave akomoduese apo të strukturave të shërbimit, subjekti mund të aplikojë për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, njëkohësisht me kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, sipas përcaktimeve, të parashikuara me urdhër të ministrit përgjegjës të turizmit. Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2.http://ata.gov.al/2022/11/01/nisin-aplikimet-per-ndarjen-e-plazheve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments