Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova do të aplikojë për anëtarësim në BE brenda këtij viti

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE brenda këtij viti

Kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar këtë të fundit për avancimin e vazhdueshëm që Kosova po shënon në indikatorët ekonomikë dhe demokratikë, punën në drejtësi dhe luftimin e krimi dhe korrupsionit. Kurti veçoi të gjeturat e raportet ndërkombëtare që dëshmojnë për përparimin gradual por të vazhdueshëm të Republikës së Kosovës në shumë fusha. Duke përfshirë këtu Raportin e Vendit për vitin 2022, që ishte ndër më të mirët në rajon, dhe tash së fundmi raportin e Projektit të Drejtësisë Botërore (WJP) i cili përveçse rendit Kosovën si të parën në rajon për nga sundimi i ligjit, e rendit atë në vendin e dytë në botë si shteti me përmirësimin më të madh në këtë fushë. Sa i përket rrugës drejt Bashkimit Evropian, kryeministri Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE para përfundimit të këtij viti. Ndërkaq sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se liberalizimi tashmë është më se meritor për qytetarët e saj. Në takim u diskutua edhe për krizën energjetike me të cilën po përballet i gjithë kontinenti evropian. Bashkimi Evropian ka qenë partner i vazhdueshëm i shtetit të Kosovës. Në këtë takim të sotëm, u konfirmua ndihma e menjëhershme buxhetore prej 75 milionë euro për Kosovën në ballafaqimin me krizën energjetike. Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për këtë mbështetje e cila do të ndihmojë drejtpërdrejt në minimizimin e efekteve të krizës energjetike te qytetarët tanë. Pas takimit, Kurti dhe Ursula von der Leyen vizituan së bashku objektin e Fakultetit të Arkitekturës, i cili falë financimit të Bashkimit Evropian, tani ka një sistem të ri të ngrohjes qendrore.https://ata.gov.al/2022/10/27/kurti-kosova-do-te-aplikoje-per-anetaresim-ne-be-brenda-ketij-viti/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments