Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIUnaza Veriore e Korçës

Unaza Veriore e Korçës

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza Veriore, Korçë”. Në mbështetje të ligjit “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi që pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për tokë “truall”, me sipërfaqe të përgjithshme 1 209 m2 dhe vlerë të përgjithshme shpronësimi 10 939 310 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 10 939 310 lekësh, përballohet në masën: 10 200 880 lekë nga buxheti i vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar; 738 430 lekë, nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.” Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Korçë, për zbatimin e këtij vendimi.https://ata.gov.al/2022/10/26/unaza-veriore-e-korces-miratohet-fondi-i-shpronesimeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments