Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIHohmann:Mbështetje kompanive shqiptare për energji me panele diellore

Hohmann:Mbështetje kompanive shqiptare për energji me panele diellore

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann vizitoi sot kompaninë Tona-Alb në Korçë, e cila mbulon rreth 50% të nevojave të saj për energji nga panelet diellore të blera me fondet e BE-së. Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, u shpreh në një postim në rrjetet sociale, “krenare që pashë një shembull tjetër të shkëlqyer sesi mbështetja e BE-së ka modernizuar dhe lehtësuar funksionimin efikas të një kompanie shqiptare”. “BE-ja është deri tani kontribuesi më i rëndësishëm në modernizimin dhe rritjen e konkurrencës së bujqësisë në Shqipëri”, theksoi Hohmann. Delegacioni i BE theksoi se, mbështetja e BE-së po ndihmon në zhvillimin e bizneseve lokale në mbarë vendin në një mënyrë të gjelbër dhe të qëndrueshme.http://ata.gov.al/2022/10/26/hohmann-be-mbeshtetje-kompanive-shqiptare-per-energji-me-panele-diellore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments