Në Durrës vijon puna për ndriçimin me teknologji LED të akseve kryesore rrugore të qytetit. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri të ditur se “ka përfunduar vendosja e të gjithë strukturës së ndriçimit në rrugët “Neki Libohova” dhe “Marta Burda”, me gjatësi rreth 1 kilometër ku janë vendosur 71 shtylla me dy ndriçues secila, gjithsej 142 ndriçues LED si dhe “Jahja Ballhysa” me gjatësi 500 metra ku janë vendosur 31 shtylla dhe 62 ndriçues LED”. Sipas saj, ky lloj ndriçimi ndryshon imazhin e zonës, kursen energjinë elektrike si dhe shton sigurinë. Puna për ndriçimin LED vazhdon edhe në rrugë të tjera të qytetit të Durrësit. Investimet e kryera nga pushteti qendror dhe ai vendor i kanë dhënë një pamje krejtësisht tjetër qytetit bregdetar të Durrësit.http://ata.gov.al/2022/10/24/durres-ndricim-me-teknologji-led-ne-akset-kryesore/
Durrës, ndriçim me teknologji LED në akset kryesore
RELATED ARTICLES