Friday, October 18, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTJavët kulturore ndërkombëtare, Shqipëria mikpret Kombet e Bashkuara

Javët kulturore ndërkombëtare, Shqipëria mikpret Kombet e Bashkuara

Në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare, në datat 24-30 tetor do të jenë ditët e Javës së Kombeve të Bashkuara. Lajmin e ka dhënë ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ndau edhe një video nga temat që do të trajtohen këtë javë. “Shqipëria mikpret Kombet e Bashkuara 24-30 tetor” theksoi Margariti. Ndër temat që do të trajtohen këtë javë janë; paqja dhe siguria, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Javët Kulturore Ndërkombëtare 2022, është një nismë e Ministrisë së Kulturës që sjell në Shqipëri tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e 18 vendeve të botës. E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, kushtuar bashkëpunimit kulturor, ky program dinamik e gjithëpërfshirës, krijon një atmosferë të jashtëzakonshme e shpërndan mesazhe paqeje dhe pranimi.https://ata.gov.al/2022/10/23/javet-kulturore-nderkombetare-shqiperia-mikpret-kombet-e-bashkuara/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments