Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEfektet në buxhet nga masat fiskale, 14.8 miliardë lekë

Efektet në buxhet nga masat fiskale, 14.8 miliardë lekë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, paralelisht me projektbuxhetin 2023, ka paraqitur edhe paketën fiskale me ndryshimet në ligjet tatimore, të cilat mbështesin realizimin e këtij buxheti, si në drejtim të rritjes së të ardhurave, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të procedurave me qëllim reduktimin e shmangieve dhe evazionit. Risia kryesore e kësaj pakete fiskale janë ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, ligji “Për tatimin e jashtëzakonshëm në sektorin energjetik” si dhe rifutja në legjislacion e basteve sportive online. Njëkohësisht janë paraqitur edhe ndryshime të tjera më pak të rëndësishme në fushën e akcizave, taksave nacionale dhe procedurave tatimore. Efektet në buxhet nga masat fiskale të propozuara llogariten 14.8 miliardë lekë, konkretisht nga paketa fiskale 4.5 miliardë lekë, nga lojërat e fatit 2 miliardë lekë dhe nga taksimi special 8.3 miliardë lekë. Masat fiskale 14,800 Paketa fiskale 2023 4,500 Lojërat e fatit 2,000 Taksim Special 8,300https://ata.gov.al/2022/10/22/efektet-ne-buxhet-nga-masat-fiskale-14-8-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments