Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForumi Rajonal Bujqësor

Forumi Rajonal Bujqësor

Shqipëria mban presidencën e grupit të përhershëm të punës për zhvillimin rural rajonal përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministrja Frida Krifca ka mbajtur fjalën hapëse në “Forumin Rajonal për Politikat Bujqësore”, i cili, këtë vit, fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve për rritjen e çmimeve, si pasojë e luftës, në bllokimin dhe luhatjet e rrugëve të transportit të mallrave. Krifca, solli në vëmendje të forumit rastin e suksesshëm të iniciativës “Open Balkan”, e cila, sipas saj, “shërbeu si zgjidhje për të mbajtur hapur tregjet dhe lehtësuar tregtinë mes vendeve të rajonit”. “Dokumenti final që do të realizohet nga mendimet, qendrimet dhe argumentet në këtë takim duhet të fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve për rritjen e çmimeve si pasojë e luftës, në bllokimin dhe luhatjet e rrugëve të transportit të mallrave, në kostot jashtëzakonisht të rritura të inputeve bujqësore për prodhim, në mekanizmat e përqendruara të politikave bujqësore të shteteve tona, në politikat fiskale të duhura që duhen adoptuar për të lehtësuar prodhimin bujqësor, në parandalimin dhe përballimin e pasojave të ndryshimeve klimatike. Ky vit i vështirë, na rikonfirmoi se bashkëpunimi rajonal, nuk është më një opsion për vendet tona, por domosdoshmëri për t’u përballur me kushtet e vështira të tregjeve botërore.”- tha ministrja në fjalën e saj.https://lajme.rtsh.al/artikull/-forumi-rajonal-bujqesor-krifca-rritja-e-cmimeve-si-pasoje-e-luftes-te-fokusohemi-ne-gjetjen-e-zgjidhjeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments