Kriza globale në furnizimin me energji elektrike ka bërë që qeveria të ndërmarra hapa konkrete për lehtësimin e barrës tek qytetarët. Në Paketën Fiskale për vitin 2023, të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozohet përjashtimi nga Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import dhe në furnizimin brenda vendit i druve të zjarrit për ngrohje, për vitin 2023. Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se qëllimi i këtij propozimi është mbrojtja dhe mbështetja e individëve në kushtet e krizës energjetike. Aktualisht eksporti i këtij grupmallrash trajtohet me TVSH-në zero, ndërkohë që shitja brenda vendit apo importi trajtohet me shkallë normale të TVSH-së prej 20%. Gjatë një viti me dimër të fortë konsumi kombëtar vjetor i lëndëve drusore për ngrohje, mund te arrije deri në 2 milionë m3 në vit. Qarku me konsumin më të madh, përllogaritet të jetë Korça, e cila është përgjegjëse për konsumin e afërsisht 1/4 të kësaj sasie. Në vendin tonë një metër kub dru zjarri kushton deri në 7500 lekë.https://ata.gov.al/2022/10/19/kriza-energjetike-propozohet-perjashtimi-nga-tvsh-i-druve-te-zjarrit/