Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMinistrat e BE-së miratojnë misionin stërvitor për Ukrainën

Ministrat e BE-së miratojnë misionin stërvitor për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan sot në Luksemburg misionin e trajnimit ushtarak për Ukrainën. “Misioni i trajnimit ushtarak i BE-së do të stërvitë forcat e armatosura ukrainase në mënyrë që ato të vazhdojnë luftën e tyre të guximshme”, tha në një deklaratë diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë mbështetur misionin pasi një tjetër sulm me raketë dhe dron rus goditi Kievin të hënën në mëngjes. ‘Sulmet e fundit në Kiev e bëjnë të qartë brutalitetin me të cilin po vazhdon kjo luftë”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës. “Ushtarët ukrainas do të trajnohen në vendet anëtare të BE-së përmes misionit administrativ me seli në Bruksel. Mandati i misionit është dy vjet. Misioni ka një fond prej gati 107 milionë euro (104 milionë dollarë)”, sipas Borrell. “Programet e para të trajnimit do të fillojnë në mes të nëntorit me pjesëmarrjen e 12 000 ushtarëve ukrainas, duke përfshirë rekrutë, si dhe trajnim special për 2 800 ushtarë të tjerë”, sipas një zyrtari të lartë të BE-së.https://ata.gov.al/2022/10/17/bruksel-ministrat-e-be-se-miratojne-misionin-stervitor-per-ukrainen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments