Komisioni Evropian do të propozojë një kufi emergjent të çmimit të gazit si pjesë e një pakete për të trajtuar kostot e larta të energjisë, sipas një projekt-propozimi. Në rast të çmimeve ekstreme të gazit natyror komisioni do të lejohet të paraqesë një çmim dinamik maksimal për gazin e tregtuar në qendrën e tregtimit me shumicë TTF, sipas dokumentit. Më pas, shtetet anëtare do të duhet të miratojnë masën. Indeksi i (TTF) Gas Futures, një kompani që shërben për tregtimin virtual të gazit natyror, në Holandë, dhe një pikë referimi për transportin e gazit në të gjithë bllokun ka qenë i luhatshëm, që kur vendet e BE-së filluan të riorganizojnë furnizimet e tyre me gaz në kuadër të reduktimit të dërgesave ruse. “Qendrat e tjera tregtare në BE do të lidhen me çmimin e “korrigjuar” TTF nëpërmjet një korridori dinamik të çmimeve”, thuhet në draft, i cili mund të jetë ende subjekt i ndryshimeve./https://ata.gov.al/2022/10/17/bruksel-be-propozon-kufirin-emergjent-te-cmimit-te-gazit/
BE propozon kufirin emergjent të çmimit të gazit
RELATED ARTICLES