Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI3 aplikime të reja për ndërtimin e impianteve me energji diellore

3 aplikime të reja për ndërtimin e impianteve me energji diellore

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se kanë mbërritur 3 aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaik. Sipas MFE-së, 2 prej tyre janë me kapacitet të instaluar deri në 5MW ndërkohë që një aplikim tjetër rezulton për një impiant me kapacitet 25 MW. Dy shoqëri, “Vana solar park” dhe “Green vitality” kanë paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e dy impianteve fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 5 MW secili, në fshatin Vanë, të Delvinës. Sipas MIE-s, edhe bashkimi i përkohshëm i shoqërive “HSD energy”, “IPOWER” dhe “Lumiere du soleil”, ka paraqitur aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 25 MW, në fshatin Jagodinë, Elbasan. Pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës gjatë vitit 2022 ka fluks kërkesash për të investuar në impiante fotovoltaikë, për një kapacitetet prej 610 megavat/orë, të cilat priten që të nisin gjenerimin. Klima e Shqipërisë ofron rreth 2.400 orë diell në vit dhe një mesatare prej 240-300 ditë me diell, si dhe me fuqi ere te konsiderueshme në bregdet. Për të nxitur zhvillimin e këtij sektori, qeveria ka ndërmarrë edhe politika lehtësuese, siç është konkretisht përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) i të gjitha makinerive dhe pajisjeve që do të përdoren për ndërtimin e projekteve të prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, për investime që arrijnë vlerën 50 milionë lekë.https://ata.gov.al/2022/10/12/3-aplikime-te-reja-per-ndertimin-e-impianteve-me-energji-diellore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments