Festivali Ndërkombëtar i Dancit Kontemporan “Albania Dance Meeting”, me një traditë 17 vjeçare, përfshin në programin e këtij viti 9 shfaqje, produksione të 2 viteve të fundit, të cilat vijnë nga Franca, Italia, Hungaria, Zvicra, Austria, Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria. Për herë të parë, këtë vit, ky Festival zhvillohet në partneritet me Teatrin Kombëtar Eksperimental. Si një adresë e rëndësishme e dansit kontemporan, ndër të tjera, ky Festival ka si qëllim të afirmojë sa më shumë koreografë shqiptarë. “Në opinionin tim ne kemi shumë pak koreografë. Koreografë nuk lindin nga asgjëja apo nga studimet universitare, këtë nuk e bën dot një Festival”, tha drejtori Dancit Kontemporan “Albania Dance Meeting” gjergj Prevazi. Duke u nisur nga ngjeshja e aktiviteteve kulturore në vend dhe insfrastrukturën e limituar për prezantimin e projekteve, regjisori Altin Basha propozon për shtrirjen e aktiviteteve kulturore jashtë qytetit. Albania Dance Meeting është partner që në vitin 2009 me Aerowaves, rrjetin më të rëndësishëm të Festivaleve Europiane të dancit kontemporan.https://lajme.rtsh.al/artikull/nis-festivali-albania-dance-meeting-prevazi-qellimi-te-afirmohen-sa-me-shume-koreografe-shqiptare
Festivali “Albania Dance Meeting”
RELATED ARTICLES