Teatri antik i Butrintit është gjallëruar nga këngët e vallet e një festivali folklorik. Ky është festivali i 3-të kulturor, i zhvilluar nga Shoqata e Grave Minoritare të qytetit të Sarandës “Rodhon to Amarandon”. Në festivalin e organizuar në teatrin e Butrintit, morën pjesë grupe kulturore nga Shqipëria dhe Greqia. Qyteti i lashtë i Butrintit u mbush nga këngët, vallet, dhe meloditë e bukura që përcollën grupet folklorike. Grupi folklorik “Rodhon Amarandon” është krijuar në vitin 2018 nga disa vajza e gra të minoritetit grek të Sarandës. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari kulturore brenda dhe jashtë vendit. Ky grup folklorik ka përfaqësuar Sarandën në aktivitete të organizuara në Gjirokastër, Himarë, Selanik, Athinë etj, ku janë vlerësuar edhe me çmime.http://ata.gov.al/2022/10/11/festival-folklorik-ne-teatrin-antik-te-butrintit/
Festival folklorik në teatrin antik të Butrintit
RELATED ARTICLES