U zhvillua prezantimi i botimeve të Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në kuadrin e veprimtarisë së përvitshme “Muaji i Librit” organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me moton “Libri afron Botën”. Ky aktivitet u realizua me praninë e katër studiuesve, në cilësinë e të ftuarve Ymer Çiraku, Dhurata Shehri, Anila Omari dhe Elda Katorri, si dhe me praninë e drejtueses të QSPA, Diana Kastrati, drejtoreshës së botimeve Vilma Proko dhe studiuesve Edmond Cane, Silvana Nini, Jolanda Lila dhe Dorina Arapi. Folësit e pranishëm në këtë aktivitet trajtuan në mënyrë të përmbledhur, 10 veprat studimore dhe dy revistat shkencore të botuara nga QSPA një një hark kohor 2-vjeçar. Të ftuarit e pranishëm paraqitën mbresat e tyre gjatë studimit, përkthimit dhe hulumtimit të veprave përkatëse dhe vështirësitë e veçoritë specifike të këtyre veprave. Këto prezantime u shoqëruan me diskutimet përkatëse në përfundim të fjalës së secilit studiues dhe me diskutime të një niveli më informal në përfundim të këtij aktiviteti mbi rëndësinë e këtyre botimeve të QSPA dhe objektivat e Qendrës për aktivitetin “Muaji i Librit” të vitit të ardhshëm.http://ata.gov.al/2022/10/11/prezantohen-ne-qkll-botimet-per-arbereshet/
Prezantohen botimet për arbëreshët
RELATED ARTICLES