Ministrja e Kulturës, Elva Margariti priti në një takim kreun e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim The_AADF, Michael Granoff. Gjatë takimit Margariti dhe Granoff biseduan mbi projektet për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Margariti tha se “diskutuam për menaxhimin e Butrinti, restaurimin e Piramidës dhe shndërrimin në një qendër teknologjie dhe inovacioni, si dhe për projekte të tjera që do të vijnë”. “Ashtu siç u shpreh miku ynë Granoff, qëllimi ynë nuk është thjesht konservimi i së shkuarës, por ndërtimi i së ardhmes”, tha Margariti në një postim në rrjetet sociale, ku ndau edhe momente nga takimi. Projektet e realizuara bashkë me AADF-në, e forcojnë edhe më shumë miqësinë mes Shqipërisë dhe SHBA. Falë mbështetjes së Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim në Shqipëri janë realizuar një sërë projektesh të rëndësishme, si transformimi i Pazarit të Ri, Piramidës, hapja e qendrës TUMO, Akademisë së Zhvillimit të Softuerit nga Protik Center, ElementIT project, Crimson Finance Fund Albania dhe programi i bursave LEAD Albania, si dhe projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.http://ata.gov.al/2022/10/11/margariti-granoff-projekte-per-ruajtjen-dhe-promovimin-e-trashegimise-kulturore/
Granoff, projekte për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore
RELATED ARTICLES