Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se përmes programit IPARD II janë financuar 250 projekte të reja investimi në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit. Sipas MBZHR, përmes IPARD II që financohet nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare, në këto 4 vite zbatimi (2018- 2022) në ekonominë rurale, janë injektuar 170 milionë euro, duke i dhënë bujqësisë një hov zhvillimi si asnjëherë më parë. IPARD II ka dhënë grante deri në 50% të vlerës së investimit për 73 qendra grumbullimi, 132 makineri bujqësore, 52 investime në bujtina të reja, 100 ha ferma bujqësore dhe blegtorale duke përafruar kështu standardet me BE në këtë sektor dhe angazhuar në punë një numër të konsiderueshëm njerëzish. Ndërkohë, 40% e përfituesve nga ky program kanë qenë startup-e në bujqësi.https://ata.gov.al/2022/10/11/ipard-ii-250-projekte-te-financuara-ne-bujqesi-dhe-agroperpunim/