“Skuadra që njohim, skuadra të vështira. Kemi mundësi të mira, do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë”. Kështu është shprehur trajneri I kuqezinjve, Edoardo Reja pasi ka mësuar kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Europian 2024. “Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë”. “Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit. “E ardhmja ime? Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me Presidentin Duka. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të ulemi të flasim për të ardhmen”.https://sport.rtsh.al/artikull/reja-komenton-shortin-cekia-rivali-yne-per-vendin-e-dyte
Reja: Çekia,rivali ynë për vendin e dytë
RELATED ARTICLES