Chelsea e mposhti Wolverhampton të shtunën, 3-0 në Stamford Bridge, falë golave të Kai Havertz, Christian Pulisic dhe zëvendësuesit të vonë Armando Broja. Më në fund sulmuesi kuqezi, pas pesë paraqitjeve të shkurtra në Premier League, ka hapur me stil llogarinë e tij me Chelsea. 21-vjeçari u aktivizua në minutën e 72-të në vend të Mason Mount dhe në minutën e 89-të arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke mbyllur të gjitha llogaritë në këtë sfidë, me Blutë që ngjiten në vendin e katërt në tabelë. Pas ndeshjes, sulmuesi kuqezi u shpreh për BBC Sport: “Është gjithmonë një pritje kur ata kontrollojnë për një pozicion jashtë loje të mundshme. I mbaja gishtat të kryqëzuar, por mendoja se e kisha llogaritur mirë vrapimin tim”. “Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Është e pabesueshme, e kam pritur golin tim të parë. Është një moment i jashtëzakonshëm. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Të mendojmë për të martën tani. Ishte një paraqitje e mire”. “Të gjithë e dinë se në një nga klubet më të mëdha në botë do të ketë konkurrencë. Kjo na ndihmon të gjithëve të zhvillohemi si lojtarë. Ne kemi një skuadër të madhe, të gjithë duhen në çdo kohë”.https://sport.rtsh.al/artikull/broja-goli-i-pare-me-celsin-eshte-e-pabesueshme
Broja: Është e pabesueshme
RELATED ARTICLES