Franca u rekomandon qytetarëve të saj të largohen nga Irani sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi televizioni iranian raportoi arrestimin e një çifti francez në vend të përfshirë në spiunazh. Ministria e Jashtme franceze njoftoi dje në mbrëmje se qytetarët francezë që vizitonin Iranin ishin në rrezik të lartë të arrestimit, ndalimit arbitrar dhe dënimit të padrejtë, duke përfshirë edhe turistët. “Në rast arrestimi nuk garantohet respektimi i të drejtave themelore dhe siguria”, sipas ministrisë. Ministria kishte akuzuar Iranin të enjten për arrestimin e çiftit francez në maj, të cilët mbaheshin si “peng shtetëror” dhe paraqitjen e tyre në televizion në një mënyrë të papranueshme. Dy shtetasit francezë raportohet se kanë pranuar se kanë nxitur protesta në Iran dhe se kanë qenë agjentë të shërbimeve sekrete franceze. Parisi bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të dy shtetasve të tij. Irani është përfshirë nga protesta për javë të tëra, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia morale, në Teheran për shkelje të kodit të rreptë të veshjes islame.https://ata.gov.al/2022/10/08/paris-franca-thirrje-qytetareve-te-saj-te-largohen-nga-irani-mes-protestave-ne-rritje/
Franca thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani
RELATED ARTICLES